Agjencia Zhurnal.mk.

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare aktorja shqiptare

Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare Mesarete Imeraj Karagjozi, e njohur për shqiptarët si Lilo Labja, në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar”.

Imeraj është veterania shqiptare, mbi jetën dhe veprimtarinë e së cilës u bazua roli i Lilo Labes. Rol ky i përjetësuar në filmin “Malet me blerim mbuluar” nga aktorja Yllka Mujo.

 

Disa vite më parë Imeraj rrëfeu për mediat, momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës që i përngjante rolit që në film u luaj nga Yllka Mujo.

“Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh. 17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat. Ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne”, shprehej ajo.

Siç njofton familja, Imeraj do të përcillet në banesën e fundit nesër (e shtunë) në orën 14:00, në varrezat e Sharrës.

Related posts

Beatrixa dhe Donaldi i kërkojnë falje Egzonës

Lea Muslija

Frontmeni i “Asgjë Sikur Dielli” reagon për yllin në flamurin kombëtar: S’ka të bëjë me komunizmin

Lea Muslija

Pasi u publikua fotoja me barkun e fryrë, reagon Einxhel

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More