Agjencia Zhurnal.mk.

Ndërron jetë gazetari dhe publicisti, Skender Raufi, shpeh ngushëllime Taravari

Shkup, 23 qershor – Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, gazetari dhe publicisti i njohur Skënder Raufi. Ai ishte një ndër doajenët e programit në gjuhën shqipe pranë televizionit publik të Maqedonisë, ku punoi që nga viti 1972 deri në pensionim.

Skënder Raufi është diplomuar në Fakultetin Juridik të Shkupit, por pasion jetësor i tij mbeti gazetaria dhe publicistika.

Në TVM2 ka punuar në të gjitha zhanret e gazetarisë televizive ku ka mbajtur për një kohë edhe postin e kryeredaktorit.

Por pasioni i tij në gazetari nuk mbeti vetëm në televizionin të cilit i përkushtoi jetën. Ai ka publikuar shkrimet e tij edhe në gazeta të shumta ditore si (kryesisht në të përditshmen “Fakti”), shkrime këto me një zhanër të veçantë që e shquante nga kolegët e tjerë.

Gjithashtu është autori edhe i disa veprave publicistike si : “Takim me krijuesin “ në dy vëllime , “Vjelja e lulediellit ” me tre vëllime. Ishte edhe laureat i çmimit më të lartë për publicistikë në vendin tonë, “Mito Haxhivasilev-Jasmin”.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me namazin e drekës në Bukoq të Shkupit.

Ndërkohë që ngushëllime tek familja dhe gjithë ata që e kanë njohur ka shprehur edhe kreu i ASH, Arben Taravari.

Paska ikur nga kjo botë Skender Raufi, ikona e gazetarisë televizive në këto troje. Që nga mosha 20 vjeçare, në vitin 1972 e deri në pensionimin e tij në vitin 2006, plot 44 vjet në redaksinë shqipe të TVM-së, Skenderi ishte i veçantë në profesionin e tij sepse mundi të mbulonte gati se të gjitha zhanret, por edhe një publicist i mirëfilltë dhe autor i veprave “Takim me krijuesin” dhe “Vjelja e lulediellit”. U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes!, shkruan Taravari.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10230690577349151&set=a.1252264787808

Related posts

Alarmante/ 46 raste të reja me HIV/AIDS në vend këtë vit, 10 më shumë se vitin e kaluar

Xh M

Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur nga Shkupi

Xh M

Mërgimtarët në Zvicër hapin dyert për liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim

Xh M