Agjencia Zhurnal.mk.

Ndërron jetë aktori nga Shkupi, Hajrullah Ramizi

Shkup, 18 nëntor – Në moshën 37-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Hajrullah Ramizi. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë Teatri Shqiptar i Shkupit nëpërmjet një njoftimi në Fejsbuk.

 

Teatri ka shprehur ngushëllime deri te familjarët e të ndjerit dhe ka përmendur projektet në të cilat ka marrë pjesë aktori tashmë i ndjerë.

“Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi. Publiku i Teatrin Shqiptar kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantellat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit. Hajrullahu pos në teatër, shpesh ka qenë i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj”, thuhet në njoftimin e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Përveç se në Teatër, aktori ka qenë aktiv edhe në filma. Kjo është humbja e dytë e Teatrit të Shkupit në pak muaj, pas humbjes së Luran Ahmetit.

Related posts

Një banor i Tetovës është arrestuar për shkak të lëshimit në qarkullim të banknotes së falsifikuar prej 100 eurove

D V

Atentat ndaj shqiptarëve në Greqi, një i vdekur

D V

Kosovë/ Arrestohen drejtorët e Urbanizmit në Pejë, Deçan dhe Istog

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More