Agjencia Zhurnal.mk.

Ndarja nga jeta e gazetarit Vladimir Grillo, Meta: Do të kujtohet për emocionet e veçanta që na dhuroi për dekada, duke përcjellë me profesionalizëm vlerat më të arrira sportive

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur sportive, Vladimir Grillo.

 

Meta shkruan në rrjete sociale, se Grillo, do të mbahet mend gjatë për emocionet e veçanta që dhuroi për dekada, duke përcjellë me profesionalizëm vlerat më të arrira sportive.

Kreu i Shtetit, i shpreh gjithashtu ngushëllimet familjarëve për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Postimi i Ilir Metës:

Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit të mirënjohur sportiv, mjeshtrit të mikrofonit, Vladimir Grillo.
Do të kujtohet nga të gjithë për emocionet e veçanta që na dhuroi për dekada, duke përcjellë me profesionalizëm dhe timbrin e veçantë të zërit, në familjet dhe ambientet tona shoqërore, vlerat më të arrira sportive.

Në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Të prehet në paqen e merituar!

Related posts

Kontrata e re me Pfizer për 500,760 doza vaksine, Manastirliu: Arrijmë në 3 milion doza vaksine brenda 2021, të gatshëm për dozën e tretë

D V

Berisha: Javën e ardhshme do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

D V

Mesazhi për vaksinimin ndaj COVID19 i moderatorit Edi Manushi: Mora vendimin të bëj vaksinën me besimin e plotë te shkenca

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More