Agjencia Zhurnal.mk.

Ndarja nga jeta e Bob Dole, Nikolla: Fitoi mirënjohjen e gjithë shqiptarëve! Një kontributor i jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole.

 

Nikolla shprehet se Bob Dole fitoi mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve, ndërsa theksoi se ishte një legjislator model dhe një patriot i angazhuar.

“Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre, Shqipëria dhe Kosova humbën një njeri të madh, një mbrojtës të përkushtuar të lirisë e të paqes. Bob Dole ishte një nga njerëzit më të shquar të kohës. Hero  i Luftës së Dytë Botërore, legjislator model dhe qytetar i angazhuar,  patriot i madh për vendin e vet,  mbrojtës i spikatur i lirisë së kombeve të tjerë, sidomos kombeve të rrezikuar, Bob Dole ishte një kontributor i jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, për të cilën ka mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë, në Shqipëri, Kosovë e Diasporë”, shkruan Nikolla.

Related posts

VIDEO/ Rama uron 29 nëntorin me Rrugën e Arbrit: Gëzuar!

D V

Ura më e lartë në Ballkan në Rrugën e Arbrit që do të hapet të hënën

D V

Rama në Spanjë, takohet me zyrtarë të lartë në Madrid

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More