Agjencia Zhurnal.mk.

Ndarja Lindje-Perëndim

Nga: Daut Dauti

 

“Më me dëshirë do ta shihja çallmën turke në Konstantinopol se sa mitrën [kapelën] latine”- Loukas Notaras (1402 – 1453), Duka i Madh dhe i fundit i Perandorisë Bizantine.

Ndarja Lindje-Perëndim, që filloi si ndarje e Kishës, prodhoi aq shumë armiqësi dhe urrejtje në mes të komunitetit të njëjtë religjioz sa që Notaras më me dëshirë do ta pranonte sundimin otoman (mysliman) në Kostandinopojë se atë latin apo perëndimor (katolik). Mendim dhe qëndrim i njëjtë ka dominuar edhe në Perëndim (Vatikan) për Kostandinopojën.

Urrejtja për Lindjen ishte aq e madhe saqë kur ra Kostandinopoja në duar të otomanëve, Perëndimi jo që nuk dërgoi ndihmë, por jo publikisht edhe u gëzua. “Rënia e Kostandinopojë në duar të myslimanëve është dënim i Zotit për ortodoksët”, thoshte Perëndimi (Vatikani).

Kur otomanët hynë në Kostandinopojë, Perëndimi mendoi se sulltani tashti do të shkatërronte përfundimisht Kishën Ortodokse dhe grixhën e saj do ta detyronte të konvertohej në myslimanë. Por, shpresa e Perëndimit ishte jetëshkurtër, sepse ndodhi diçka e papritur. Sulltani e ligjësoi Kishën Ortodokse kurse patriarkun grek e vendosi në rang të Vezirit dhe përfaqësues të tërë krishterëve në perandori. Ortodoksia mezi po e merrte veten kur Perëndimi gjatë kryqëzatave e shkatërroi Kostandinopojën dhe shpërbëri Kishën Ortodokse. Por, sulltani tashti jo vetëm që e ligjësoi, por e shpëtoi këtë Kishë nga zhdukja. Ky ishte hap taktik i Sulltan Mehmetit II pasi që me këtë veprim i vuri të krishetrët ortodoksë nën kontroll.

Perëndimi tashti shihte dy ‘armiq’ – ortodoksët dhe myslimanët. Pra, u dyfishua urrejtja për Lindjen. Sidoqoftë, veprimi i mençur taktik i sulltanit do t’i kthehej si bumerang ankthi Perandorisë Otomane në shekullin XIX kur ortodoksët kërkonin shtete nacionale. 

Related posts

U mbajt shkolla verore për ndërmarrësi sociale në Prizren

D V

Albert Zholi, një emër i përveçëm i publicistikës shqiptare, shkrimtar i njohur, botues, redaktor, intervistues…

D V

Filmi “Mbijetesa dhe shkolla” fiton çmimin e publikut në Tiranë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More