Agjencia Zhurnal.mk.

“Ndaloni numërimin”, Bolgona shijon momentin pasi Italia dhe Gjermania mund t’i dërgojnë nga pesë ekipe në Ligën e Kampionëve

Klubi italian, Bologna apo më saktë faqja e tyre zyrtare në rrjetet sociale ka lëshuar një ‘perlë’ gjatë mbrëmjes së enjte, e cila lidhet me kualifikimin e tyre në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Nga edicioni i ri 2024/25, formati i Ligës së Kampionëve do të ndryshojë pasi do të marrin pjesë katër ekipe më shumë se deri tani. Pra do të marrin pjesë 36 pikë, të cilat do të mblidhen një tabelë të madhe.

UEFA ka njoftuar se dy nga katër vende do të dërgojnë pesë ekipe në Ligën e Kampionëve, klubet e të cilave arrijnë performancën më të mirë kolektive në Evropë në sezonin aktual.

Për shembull, nëse këto rregulla të reja do të kishin zbatuar për këtë edicion, dy vendet shtesë do t’u kishin shkuar klubeve nga Anglia dhe Holanda.

Megjithatë, këtë sezon situata është ndryshe, pasi listës i prijnë Gjermania dhe Italia, të cilat kanë koeficiente më të larta se Anglia dhe Spanja, duke ‘ëndërruar’ që edhe në fund të sezonit të përfundojnë kështu dhe të kenë shanse të dërgojnë nga pesë ekipe në Ligën e Kampionëve.

Duke marrë shkas nga ky rregull i FIFA-s për formatin e ri, ekipi i Bolognas ka lëshuar një ‘perlë’ në rrjetet sociale, duke krijuar shumë të qeshura.

Bologna e Thiago Mottas renditet në pozitën e pestë në Serie A momentalisht dhe në postimin e tyre ka kërkuar që të “ndalet numërimi”, për t’iu mundësuar kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, ekipi i Bolognas po zhvillon një super sezon në Serie A, duke qenë arrë e fortë për secilën skuadër, por mbetet të shihet në fund se do të arrij një vend që i dërgon në garën elitare të klubeve evropiane. 

Related posts

Top 15 klubet që fitojnë më së shumti para nga shitja e biletave: Barcelona, kampione e padiskutueshme – Reali i katërti

D V

Xabi Alonso ka vendosur se cilën skuadër dëshiron ta drejtojë sezonin e ardhshëm

D V

Kalimi i Mbappes te Real Madridi e dërgon Arda Gulerin te Milani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy