Agjencia Zhurnal.mk.

Ndalon “jeta” në Britani, 4 miliardë vetë do ndjekin funeralin e Mbretëreshës

4.1 miliardë vetë pritet të  ndjekin sot  funeralin e monarkes më jetëgjatë të Britanisë, Elizabeta e dytë, duke e bërë atë transmetimin më të ndjekur televiziv të të gjitha kohërave.

 

Kjo shifër  është gjithashtu, çuditërisht, më shumë se dyfishi i popullsisë totale të botës, 2 miliardë, kur ajo lindi në 1926.

Funerali i Mbretëreshës transmetohet live nga BBC world news, kanali i BBC one , ITC, BBC player.

Po ashtu në Londër për të gjithë ata që nuk mund të jenë në radhët e gjata në rrugë, janë vendosur monitore gjigante në parqe të ndryshme, ku njerëzit mund të mblidhen dhe ta shohin funeralin historik.

E sotmja është një ditë ku Londra ka pushuar çdo aktivitet tjetër të sajin.

Supermarketet, restorantet dhe dyqanet janë mbyllur të gjitha këtë mëngjes në mënyrë që të gjithë të mund të bëjnë nderimet e fundit për Mbretëreshën.

Bankat gjithashtu janë mbyllur, shkollat dhe shumë qendra të tjera.

Ndërkohë në Londër, rrugët janë mbyllur në të gjithë qytetin dhe disa stacione të metrosë janë jashtë përdorimit për shkak të operacionit më të madh të policisë në historinë e tyre.

Related posts

Djali që shkoi i vetëm nga Ukraina në Sllovaki, është ribashkuar me nënën dhe gjyshen e tij

D V

Blinken: SHBA nuk do të njohë aneksimin rus të territoreve në Ukrainë

Xh M

LAJMI I FUNDIT / Zelensky pranon bisedimet me Rusinë, caktohet vendi

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More