Agjencia Zhurnal.mk.

Ndalohen dy kontrabandistë me migrantë në autostradën Gjevgjeli-Shkup

Punonjës policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Mihajlovë dhe Stacioni policor të vendkalimit kufitar Bogorodicë e kanë privuar nga liria A.J.(22) dhe M.D.(19), të dy nga Shtipi, pasi në automjetin transportues “Ford transit” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte A.J, ndërsa M.D. ka qenë bashkëudhëtar, janë gjetur 12 emigrantë. Shtatë prej emigrantëve ishin nga Siria, dy nga Egjipti dhe tre nga Pakistani.

“Rreth orës 13:10 në autostradën Gjevgjeli-Shkup, në pikë-pagesën Smokvicë, punonjës policorë i kanë dhënë shenjë automjetit të ndalet, por ai nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen. Menjëherë automjeti u ndalua. Personat tentuan të iknin, por u kapën dhe u arrestuan”, thonë nga MPB.

A.J. dhe M.D. janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrotet kallëzim adekuat.

Related posts

Ende në arrati i dyshuari kryesor në rastin e 18 vjeçares që u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt

Redaksia

Një kamion i ngarkuar me miell përplaset në pikëpagesën rrugore Shtip-Shkup

Z.H

Humb jetën në Sliema të Maltës, familja kërkon ndihmë për transport

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More