Agjencia Zhurnal.mk.

Ndalohen 7 automjete në Tabanoc, kryenin transport të udhëtarëve pa dokumente përkatëse

Në vendkalimin kufitar Tabanoc dje policia ka konstatuar mosrespektim të ligjit në shtatë automjete të udhëtarëve që kryejnë transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

 

“Gjatë kontrollit të shtatë automjeteve, të gjitha me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.T.(35), K.Gj.(65), A.G.(59), I.V.(39), S.D.(45), L.I.(55) dhe S.I. (52), të gjithë nga Shkupi, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion përkatës – licencë për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve”, informojnë nga MPB.

Inspektorati Shtetëror i Transportit ka vendosur sanksionet përkatëse për shoferët dhe automjetet.

Related posts

Sulmohet fizikisht një person në pikën e pagesës rrugore-Tetovë

Xh M

MPB: 161 kundërvajtje rrugore në SHBA, 35 për vozitje të shpejtë, 16 pa patentë shoferi

D V

Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës me kafshë në Goshicë të Vitisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More