Agjencia Zhurnal.mk.

Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “The Godfather”

Ylli hollivudian, James Caan është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur për rolin e tij si Santino ‘Sonny’ Corleone në filmin e famshëm “The Godfather”, u dha nga familjarët e tij, të cilët në një postim në Twitter deklaruan: “Me pikëllim të madh ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Jimmy në mbrëmjen e 6 korrikut. Familja vlerëson derdhjen e dashurisë dhe ngushëllimet e përzemërta dhe kërkon që të vazhdoni të respektoni privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë.”

Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur dhe mbetet ende mister. Ai la pas pesë fëmijët e tij të dashur, Tara, Scott, Alexander, James Jr dhe Jacob. Ndërsa katër nga fëmijët e tij zgjodhën jetën larg vëmendjes, Scott Caan ndoqi gjurmët e aktrimit të babait të tij Ai luajti në Hawaii Five, Gone In 60 seconds, Boiler Room dhe Oceans Eleven.

Related posts

Dhjetë gjërat që mund t’i mësojmë nga “Thika” e shkrimtarit Salman Rushdie

D V

Elon Musk thotë emrin e aktorit që duhet ta portretizojë atë në filmin e tij biografik

D V

Inteligjenca artificiale rrezikon përkthyesit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy