Agjencia Zhurnal.mk.

Ndahen 20 bursa “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2021/2022

Shkup, 6 dhjetor – Njëzet qytetarëve nga Maqedonia e Veriut sot iu ndanë bursat “Boris Trajkovski” për studimin e programit ekzekutiv pan-evropian të ciklit të dytë të studimeve të organizuar nga Siti Kolegji në Selanik në bashkëpunim me Universitetin Britanik Jork dhe Universitetin Francez Strasburg. Bursat iu dorëzuan nga presidenti Stevo Pendarovski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe drejtori i Siti Kolegjit në Selanik, Janis Ververidis.

 

Ministrja Carovska i përgëzoi studentët për interesimin e shprehur dhe siç theksoi, sfidën e pranuar që të shfrytëzojnë mundësin e shkëlqyer për ngritjen arsimore në një nivel më të lartë akademik në mjedis ndërkombëtar.

“Keni mundësinë të jeni gjenerata e parë dhe pioniere e magjistrave në programin e ri që ofron specializime në fushat e menaxhimit të përgjithshëm, marketingut, financave, menaxhimit të logjistikës, menaxhimit të kujdesit shëndetësor dhe menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të fitoni një diplomë të përbashkët të dyfishtë të lëshuar nga Kampusi Evropian i Universitetit Jork dhe nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Menaxhimit në Universitetin prestigjioz francez Strasburg, të cilët së bashku do të mbajnë leksione për ju dhe trajnimin tuaj praktik”, theksoi Carovska, duke shtuar se studentët do të vizitojnë dhe mësojnë në tre lokacione në Britani të Madhe , Francë dhe Greqi.

“Besoj se tani më të gjithë e dini reputacionin e universitetit Jork dhe Strazburg. Pra, me njohuri të tilla të marra në këto qendra prestigjioze arsimore në Evropë, çdo organizatë apo institucion në vend do të dëshironte t’ju kishte në radhët dhe proceset e saja të punës. Ju uroj që të ktheheni gjallë dhe të shëndoshë, përplot me njohuri dhe dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e vendit që investon në ju”, tha Carovska.

Ministrja njoftoi se deri më tani bursat ” Boris Trajkovski” për nder të ish-presidentit të ndjerë të vendit fituan 250 qytetarë, të cilët kanë marrë diplomë në një nga programet e studimit MBA të ofruara në të kaluarën, në përputhje me marrëdhëniet e krijuara nga Siti Kolegji me universitetet e tjera në Evropë.

Gjithashtu shprehu kënaqësinë që bursat ndahen edhe këtë vit, në shenjë respekti për presidentin Trajkovski, i cili, siç u shpreh ministrja, në vitin 2003 ishte iniciator i bashkëpunimit trepalësh ndërmjet institucionit President, Ministri e Arsimit dhe e Shkencës dhe Siti Kolegj në vitin 2003 në Selanik, kur ka filluar edhe ndarja e kësaj mbështetjeje financiare për zhvillimin e kapitalit njerëzor, si bazë për prosperitetin e përgjithshëm të shtetit. Pret që bashkëpunimi që do të ofrojë këtë mundësi arsimore cilësore për qytetarët e Maqedonisë, të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Related posts

Shahpaska – LSGM: Të përmirësohet pozita e punëtorëve në media

D V

Shumë gabime në autostradën “Struma”, ku ndodhi fatkeqësia me autobusin e “Besa Trans”

D V

Në Shkup 238 kundërvajtje rrugore, 43 për vozitje të shpejtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More