Agjencia Zhurnal.mk.

Natyra e konfliktit Maqedoni- Bullgari, për çka “luftojnë” dy vendet?

Shkup, 21 maj – Zhurnal.mk – Që nga pavarsimi, Maqedonia e Veriut është përballur me pengesa dhe konteste të ndryshme nga shtetet fqinje, ku Greqia nuk pranonte emrin kushtetues të Maqedonisë, kurse tani Bullgaria po konteston identitetn e saj, mosmarrëveshje e cila ka bllokuar procesin integrues të Shkupit në Bashkimin Europian.

 

Të dy vendet pra Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria më 2 gusht të vitit 2017 nënshkruan marrëveshjen për fqinjësi të mirë e cila u cilësua si një arritje historike, dhe u besua se do ti jepte fund kontestit dhe mosmarrëveshjeve që kishin këto dy shtete dhe më në fund do të hapej rruga integruese e Shkupit për në BE, por kjo ishte një shpresë e kotë, pasi natyra e kontestit mes dy vendeve ishte shumë me komplekse se sa ajo me Athinën, shkruan Zhurnal.

Sofia konteston gjuhën, historinë dhe identitetin e maqedonasëve duke bërë që zgjidhja mes vendeve të jetë shumë vështirë e arritshme, gje që e cila ka shkaktuar tensione dhe përplasje mes dy vendeve duke rikthyer pasigurinë në tërë rajonin e Europës Juglindore.

Sofia konteston gjuhën maqedonase duke thënë se një gjë e tillë nuk egziston pasi ajo është krijuar në vitin 1945 dhe ështe një dialekt i gjuhës bulgare e cila është plotësuar edhe nga gjuha serbe dhe ka krijuar maqedonishten e sotme, pra hedhë poshtë egzistimin e një gjuhe kombëtare maqedonase. Ata thesojnë se para vitit 1944 gjuha që kanë folur banorët sllav të Maqedonisë ka qenë gjuha Bullgare, por që pas këti vitit ajo u modifikua dhe u imponua artificialisht për të krijuar këtë gjuhë e cila flitet sot dhe pretendohet si gjuhë kombëtare.

Një qëndrim i tillë i Sofjes  është kundërshtuar fuqishëm nga autoritetet e Shkupit të cilët thekojnë se nuk pranojnë asnjë marrëveshje apo kushtëzim i cili do të cënonte gjuhën e tyre kombëtare. Sofia nuk u ndal dhe dergoi një dokument te të gjithë vendet anëtare të BE-së ku thekon se se maqedonishtja duhet të njihet si gjuha e Maqedonisë së Veriut dhe jo si gjuhë maqedonase.

Një kontest tjetër është ai i identitetit maqedonas, pasi Bullgaria thekson se deri në prag të fundit të Luftë së Dytë Botërore nuk ka egzistuar asnjë komb apo popull i tillë, pasi ata që të gjithë  ishin bullgar për nga identiteti. Sofia pretendon se regjimit komunist i Josip Broz Titos në ish Jugosllavi ishte ai që krijoi një identitet të ri dhe artificial Maqedonas duke ndryshuar historinë dhe gjenezën e këti populli që ishte bullgar, pra ata krijimin e këti identiteti e shohin si një projekt të Beogradit të realizuar me 2 gusht të vitit 1944.

Kjo shkaktoi reagime të ashpra në Maqedoninë e Veriut ku nje qëndrim i tillë i Sofies po cilësohet i pa pranueshëm dhe hidhet poshtë çdo negociatë e cila do të vendoste në pikpyetje identitetin e maqedonasëve, shkruan Zhurnal.

Figurat historike janë një element tjetër në arenën e përplasjeve historike mes dy vendeve, ku si Shkupi ashtu edhe Sofia pretendon për figura të njejta ku secila thekson se ato janë personalitetet e tyre kombëtare që kanë luftuar për popullin dhe historinë e tyre. Figurat që kanë çuar në përplasje mes dy vendeve janë: Goce Delçevi, Jane Sandanski dhe Kliment Ohridski, por në këtë mozaik kundështimesh është edhe  roli i VMRO-së (organizata e brendshme revolucionare maqedonase) si dhe Kuvendi i Ilindenit. Gode Delçevi është figura e cila ka shkaktuar më shumë përplasje mes dy vendeve pasi sipas Sofies ai ka luftuar për çlirimin e të gjithë territoreve bullgare që gjendeshin nën sundimin e Perandorisë Osmane, kurse maqedonasit pretendojnë se ai ka luftuar për çlirimin dhe krijimin e shtetit Maqedonas.  

Përplasja mes dy vendeve është ashpërsuar shumë kohët e fundit, dhe zgjidhja e kontesteve ms dy vendeve duket se do të jetë shumë e vështirë, pasi në këtë rast bëhet fjalë për çështje identiteti, e mos zgjidhja e të cilave nënkupton bllokimin e itegrimit të Maqedonisë në BE, që është një rrëzik tjetër potencial për tensione dhe destabilitet të brendshëm.//Zhurnal.mk

Related posts

Analizë/ Çka parasheh Kushtetuta kur kryeministri jep dorëheqje? Kuvendi voton përbërjen e re qeveritare

N E

Mot me diell me vranësira dhe shi lokal

Redaksia

Kyuchyuk në Tuiter: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkroi historinë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More