Agjencia Zhurnal.mk.

Naser Rugova i çon mesazh Lumir Abdixhikut: Në pesë komuna të mëdha punët janë keq për LDK-në

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka dërguar disa mesazhe në adresë të lidershipit të LDK-së në lidhje me zgjedhjet lokale.

 

Ai në “Debat Plus” ka thënë se LDK ka probleme në përzgjedhjen e disa kandidatëve fitues.

“Po flas për Prishtinën që ka qenë hambarë i votave të LDK-së. Po flas për Mitrovicën, Prizrenin, Gjakovën dhe Ferizajn. I dërgoj mesazh lidershipit se në këto komuna jemi keq dhe duhet ta rikuperojmë strukturën e LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

https://youtube.com/watch?v=A5Y5e7bWy4U%3Ffeature%3Doembed

Ish-deputeti thotë se propozimet e kryetarëve do të ishte dashur të vijnë nga dega për t’u evituar problemet.

“Në kohën e Presidentit Rugova, dega ka vendosur se kush do të jetë kandidatë për kryetar të komunës”.

Rugova thotë se 85% e Kryesisë së LDK-së kanë qenë edhe në Kryesinë e LDK-së kur ka udhëhequr Isa Mustafa.

Related posts

Mesiq: Serbia, as nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtri, as nuk mund t’i imponojë zgjidhje

D V

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 920 raste të reja me Kovid-19

N E

Nis seanca e dytë e gjykimit ndaj ish-komandant “Calit”, gjykatësja nuk ia jep fjalën Mustafës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More