Agjencia Zhurnal.mk.

Napoli rikthehet te fitorja

Napoli u rikthye me fitoren e parë në tre javë pasi mposhti 3-1 Hellas Veronan të shtunën.

Dy paraqitje kyçe nga dy yje i rikthejnë vizitorët te fitorja, pasi Napoli shmangu tre humbje radhazi.

Matteo Politano ishte ai që hapi rezultatin për 1:0.

Khvicha Kvaratskhelia shënoi dy gola për t’ia dhuruar fitoren Napolit.

Darko Lazovic ngushtoi rezultatin me një goditje nga distanca dhe kjo rriti besimin e ekipit të tij.

Diferenca ishte shumë e madhe, dhe djemtë e Rudi Garcias janë në vendin e pestë, katër pikë larg liderit Milan me të cilin përballen në ndeshjen e radhës.

Ndërkohë, Hellas Verona është e 16-ta me vetëm dy fitore.

90 minuta në këtë ndeshje luajti kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili sapo është rikthyer nga lëndimi.

Related posts

“Kjo është një ëndërr”, 19-vjeçari Nico Paz i tronditur pasi shënoi golin e parë me Real Madridin

D V

Dita e ndeshjes: Ballkani e pret Viktoria Plzenin në “Air Albania”

D V

Xavi solli një Barcelonë kundër Portos siç nuk është parë në më shumë se 20 vjet

D V