Agjencia Zhurnal.mk.

Nagelsmann i bindur: Lewandowski do ta fitojë ‘Topin e Artë’, është në formë konstante që tri vite

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Ngaelsmann ka folur sa i përket çmimit të ‘Topit të Artë’.

 

Gjermani është i bindur se sulmuesi i tij, Robert Lewandowski duhet ta fitojë këtë çmim duke marrë parasysh formën që po kalon.

I pari i shtabit teknik të Bayernit ka thënë se Lewa ka kaluar nëpër një formë shumë të mirë në tri vitet e fundit dhe duhet ta fitojë këtë çmim.

“Lewandowski duhet të fitojë çmimin sepse ka qenë në një formë të mirë në mënyrë konstante gjatë tre viteve të fundit, si asnjë tjetër”.

Nagelsmann thotë se Lewa do të mund të luaj edhe për disa vite në nivele të larta.

“Ai është jashtëzakonisht dinamik, nuk ka lëndime dhe stërvitet shumë. Jam i sigurt se ai mund të luajë në nivelet më të larta për edhe disa vite të tjera”, u shpreh trajneri gjerman.

33-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, ku këtë edicion në 10 ndeshjet e para në të gjitha garat për Bayernin ka shënuar 13 gola e ka asistuar në një tjetër. 

Related posts

Mourinho shpërthen për humbjen në derbi ndaj Lazios: Gjyqtari dhe VAR prishën gjithçka, mungon një penallti dhe një karton i kuq

D V

Chelsea prezanton fanellat mysafire për edicionin e ri

D V

Ansu Fati u rikthye pas mungesës 10 mujore, i mjaftuan 10 minuta për të shënuar duke e nderuar fanellën me numrin 10

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More