Agjencia Zhurnal.mk.

Nafta ruse, 60 dollarë: BE, pranë kufizimit-PO e Rusisë stabilizon cmimin e karburantit

Bashkimi Europian i është afruar vendosjes së çmimi tavan prej 60 dollarësh për fuçi të naftës ruse, një lëvizje kjo që synon të kufizojë aftësinë e Vladimir Putinit për të financuar luftën e tij në Ukrainë, por nga ana tjetër edhe të mos e bllokojë rrjedhjen e naftës së Moskës në tregjet globale.

Polonia ka insistuar për një çmim sa më të ulët, e pas shumë diskutimesh, vendet e bllokut kanë tentuar një marrëveshje, e cila përfshin dhe një mekanizëm rregullues për ta mbajtur çmimin 5% e kësaj nafte 5% nën çmimin e tregut.

Ujdia duhet të aprovohet tani nga të gjitha qeveritë e BE-së. Oferta e fundit, e konfirmuar nga 3 diplomatë, vjen përpara një afati për të vendosur çmimin e naftës me zbritje deri të hënën, kur hyn në fuqi embargoja europiane ndaj naftës së papërpunuar ruse dhe një ndalim për sigurimin e transportit për këto furnizime hyjnë në fuqi. Kufiri i 60 dollarëve është në fakt pranë çmimit aktual të naftës së papërpunuar të Rusisë, i cili ra këtë javë në nën 60 dollarë për fuçi.

Related posts

Zelensky e pranon se anëtarësimi në NATO ka “ngecur”

D V

Kompania australiane Qantas kërkon vaksinimin e të gjithë punëtorëve

Redaksia

Mbipopullimi në burgje, luftë kriminalitetit duke shkelur dhe kushtetutën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More