Agjencia Zhurnal.mk.

Muzeu “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, rreth 25 mijë vizitorë në periudhën janar-maj

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë gjatë periudhës janar-maj, ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh vendas e të huaj.

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi tha sot se rreth 25 mijë vizitorë kanë vizituar nga fillimi i këtij viti muzeun, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Edhe këtë vit numrin më të lartë të turistëve të huaj, pritet ta kenë polakët pasuar nga italianët, spanjollët, gjermanë dhe amerikanët”, tha Hafizi për ATSH-në.

Sipas tij, gjatë majit muzeu ka tërhequr vëmendjen edhe të vizitorëve arbëreshë nga Civita (Kalabri), si dhe nxënës nga të gjitha trevat shqiptare.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është përuruar më 1 nëntor të vitit 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, Principatat Shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

Related posts

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Pse duhet urgjentisht amnistia penale

Xh M

Partia Socialiste tërheq amnistinë nga votimi – Opozita: U dështoi pazari

Xh M

Manastirliu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja: Tre laboratorë të rinj dhe platformë interaktive për punësimin e studentëve

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy