Agjencia Zhurnal.mk.

Mustafa për VV-në: E kanë pjesë themelore të ideologjisë me i rritë tatimet deri të varfërohen të gjithë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për rritje të tatimit në pronë, duke thënë se ky vendim do të ndikojë tek qytetarët.

Sipas Mustafës, Lëvizja Vetëvendosje e ka pjesë “themelore të ideologjisë për t’i rritur tatimet deri të varfërohen qytetarët”.  

Mustafa ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati me këtë vendim po dëshiron që t’u lë fajin komunave.

“Hekuran Muratit tatimin në pronë, sikurse rrogën, ja paguajnë qytetarët. Ai e rritë tatimin në pronë e qytetarëve ju zbrazen xhepat. Natyrisht, e gjunë gurin dhe tenton t’ua lë fajin komunave. Çka keni pritë ju ndryshe prej një partie të majtë? Ata e kanë pjesë themelore të ideologjisë me i rritë tatimet deri të varfërohen të gjithë. Barazi në varfëri”, ka shkruar Mustafa.

Related posts

Sveçla për vrasjen e 21-vjeçares: Do të kujdesemi në zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar

Xh M

Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj

Xh M

Gërvalla i bën thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy