Agjencia Zhurnal.mk.

Musliu me porosi Shaqir Fetahut: Mos “mjegullo” në BFI..!

Shkup, 12 dhjetor – I nderuar, shumë i respektuar, Reisul Ulema, Shaqir Fetahu. Unë, Bexhet Muslija, që nga themelimi i Agjencisë së lajmeve Zhurnal përplot 14 vjet gati një dekadë e gjysmë, gjithmonë kemi përkrahur këtë institucion duke e cilësuar si vlerë të shoqërisë, Bashkësinë Fetare Islame(BFI), dhe kjo punë e vazhdueshme e jona ka qenë permanente dhe e vazhdueshme pavarësisht kush ka qenë në krye të BFI-së.

Ne kemi përkrahur punën e këtij institucioni, përmbajtjen, dhe jo individë të caktuar. Kjo përkrahje është bërë në korniza të profesionalizmit dhe kodit etik gazetaresk e njerëzor.

Nuk kam toleruar përzierje brenda këtij institucioni që kanë tentuar të bëjnë dëme të mëdha, parregullsi e keqpërdorime dhe të vijnë në krye si Reisul Ulema (të përkrahur nga disa parti politike që të kenë kontroll mbi këtë institucion i cili duhet të jetë i pavarur politikisht).

BFI nuk është parti politike, pasi partitë themelohen dhe pastaj kërkojnë besimin e qytetarëve, e që në këtë rast është e kundërta me BFI-në pasi ka ekzistuar besimi i qytetarëve vetëm se është formuar ky organ për udhëheqje dhe menaxhim. E në rast se nuk shkojnë punët si duhet në këtë organ të themeluar mbi besimin e qytetarëve i bie që po keqpërdoren këta qytetarë që nuk janë pak në numër.

Ju edhe para ardhjes në krye të vendit që e synuat si Reisul Ulema, Shaqir Fetahu, vet e dini e jeni dëshmitarë për kontributin tonë mediatik, e në veçanti kontributin tim personal që kanë qenë gjithmonë të orientuara në mbrojtje të interesave të BFI-së, që ky institucion të funksionoj në bazë të rregullave e kushtetutës. Veçanërisht, me kujdes duke vëzhguar edhe keqpërdorimet e mundshme financiare, vakëf vendet e të tjera, apo uzurpim të BFI-së që mos të mbizotëroj autokracia që individi të jetë mbi institucionin. Jam munduar me sinqeritetin më të lartë që të bëjë përpjekje përmes medias që drejtojë që përbrenda këtij institucioni të rëndësishëm të sundojë demokracia.

Megjithatë, përkundër gjitha përpjekjeve të mia si qytetarë i këtij vendi, drejtues i një mediumi, dhe taksapagues i BFI-së(lexo: anëtarësia vjetore në BFI), së fundmi dëgjojë e shoh lëvizje dhe informacione që qarkullojnë për keqpërdorime, parregullsi që bëhen në mënyrë të organizuar nga individë të caktuar, për të vetmen arsye që të uzurpohet e “privatizohet” pozita e Reisul Ulemas apo kreut të BFI-së.

Reisul Ulema, Shaqir Fetahu, e ke bërë normale shkarkimin e emërimin e drejtorëve e myftive të ndryshëm në vend. Medreseja më e vjetër në Ballkan “Isa Beu” në Shkup, një kohë të gjatë ka vepruar as legale as në të zezë, shkollarët e mesëm përfundonin medresenë por nuk kishin të drejtë të regjistroheshin në Universitete të tjera. Madje, ndër vite bëhej skandal publik ku asnjë medresantë nuk pranohej në Universitete. Dhe, ju në vend së të merreshit me akreditimin e medresesë shkarkoje e emëroje drejtorët në këtë shkollë.

Kontributi i Reisul Ulemasë së bashku me të gjithë anëtarët e Rijasetit të BFI-së kanë përgjegjësi të madhe dhe në bazë të kësaj duhet të veprojnë. Të kryejnë punët me ndërgjegje e nder, të synojnë në zhvillimin dhe organizimin e jetës fetare në vend. Të ndihmojnë medresantët e studentët të Fakultetit të Shkencave Islame që të jenë të denjë dhe të vetëdijshëm për përgjegjësinë publike që bartin mbi supet e tyre. Të jenë shembull bashkimi dhe unifikimi dhe jo sinonim të ndarjes e përçarjes.

Me shqetësim të lartë jam duke ndjekur përplasjet mes kreut të BFI-së Reisul Ulemasë, Shaqir Fetahut dhe myftiut të Tetovës tashmë të shkarkuar, Qani Nesimi. Ky i fundit ka akuzuar Reisul Uleman se punon kundër rregullores dhe Kushtetutës së BFI-së, ndërsa i kërkoi që në ftesat për mbledhje të Rijasetit t’u dërgohen të gjithë anëtarëve dhe jo vetëm atyre që Fetahu i konsideron të afërt.

Në opinion ende është e paqartë kjo situatë e mjegulluar, sepse ju i nderuar Reisul Ulema thoni diçka tjetër, ndërsa myftiu i Tetovës në paraqitje publike në pres konferencë ju demanton për qëndrimin dhe arsyetimin tuaj. Publikut ia keni për borxh që t’i largoni mjegullat dhe e vërteta të kuptohet në tërësi, vetëm në këtë mënyrë minohet hapësira për spekulime dhe paragjykime.

Reisul Ulema, Shaqir Fetahu, ju e dini, por mua më duhet t’u kujtojë se jeni në krye të një institucioni që përfaqësoni një komunitet të tërë, na e keni për borxh një sqarim publik, sepse nuk jeni drejtor kompanie e as menaxher korporate. Problemet tua nuk janë vetëm me myftiun e Tetovës, Qani Nesimi. Çfarë mund të thoni për myftiun e Shkupit, myftiun e Strugës që e shkarkuat, drejtorin e Sektorit për Çështje Fetare-Arsimore në BFI, Jusuf Zimeri, tashmë i shkarkuar i cili vazhdimisht kërkon ballafaqim publik me ju, shkarkimi i pesë drejtorëve në mesnatë, e shumë “tragjedi” të tjera, si mund të na shpjegosh. Ku qëndron problemi që pas ardhjes suaj në këtë pozitë BFI-ja po kalon në kriza që nuk po menaxhohen dot brenda mureve të BFI-së por po dalin jashtë dhe po hutojnë publikun.

Unë personalisht, Bexhet Muslija, si taksapagues e qytetarë i besimit Islam, dhe redaksia që drejtor, Agjencia e lajmeve Zhurnal do të ndjekim me vëmendje maksimale dhe shqetësim dëshpërues situatën e krijuar mes BFI-së dhe myftiut të Tetovës, dhe pasi ta zbulojmë të vërtetën, nuk do të heshtim por do të shkruajmë e raportojmë për të derisa të kuptohet në tërësi, Këtë do ta bëjmë pasi e kemi obligim profesional e moral për t’ia ofruar publikut pasqyrën reale e të vërtetë të ndodhive të fundit, sepse qytetarët e besimit myslimanë janë ato që kontribuojnë në forma të ndryshme që ky institucion të funksionojë, nëpërmjet anëtarësive në vendet e tyre, duke paguar zekatin, duke kryer haxhin, e duke ndihmuar në formë të donacioneve të ndryshme pa ndalur e pa hezitim. Për nder të kontribuuesve myslimanë në mënyrë të ndershme duhet e do të zbardhet e vërteta!!!

Bashkësia Fetare Islame në vet emrin e saj përmban bashkim dhe unifikim jo përçarje e largim. Sepse, me veprimet e fundit BFI po shndërrohet në “Bashkësi të shkarkimeve”. Nuk duhet të harrojmë e në bazë të kësaj të veprojmë që kemi të bëjmë me një institucion që është strehë e kulturës dhe praktikës islame në vend, që duhet të jetë shembull edukimi dhe ndërgjegjësimi. Shëndet e të mira paçit, deri në shkrimin e radhës!

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy