Agjencia Zhurnal.mk.

Musliu edhe për një mandat në krye të Agjencisë së Intelegjencës

Shkup, 20 maj – Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë vendim që Erold Musliun ta rikthejë në postin e drejtorit të Agjencisë për Inteligjencë, pas përfundimit të mandatit të tij të parë katërvjeçar.

Pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit 4 vjet më parë, Pendarovski vendosi ta emërojë Musliun drejtor të AR-së, e cila është nën kryesimin e presidentit të shtetit.

Sipas Ligjit për Agjencinë e Inteligjencës, drejtori i Agjencisë zgjidhet për një periudhë 4 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje edhe për një mandat.

Tash për tash Musliut i ka skaduar mandati 4-vjeçar i përcaktuar me ligj, por sot në Gazetën Zyrtare është publikuar vendimi i Pendarovskit për ta riemëruar drejtorin aktual të RSH-së edhe për një mandat.

Erold Musliu është i lindur në Kërçovë, dhe ka diplomuar për kriminalistikë në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.

Nga viti 1993-1998 ka punuar në Ministrinë e Brendshme, në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, ku është marrë me veprimtari në terren në fushën e kundërzbulimit si inspektor i pavarur.

Me fillimin e punës së Agjencisë së Inteligjencës në vitin 1998, Musliu kaloi në Agjenci dhe punoi në aktivitete në terren në fushën e inteligjencës ndërkombëtare për terrorizëm si inspektor i lartë dhe kryeinspektor.

Nga viti 2000 deri në vitin 2007, Musliu ka punuar në Drejtorinë për Çështje Operative të RSH-së, duke u angazhuar në aktivitete në terren si asistent i drejtorit të Drejtorisë.

Nga viti 2007 deri në vitin 2012, në kuadër të AR Musliut ka drejtuar Drejtorinë për Inteligjencë të Terrorizmit Ndërkombëtar dhe Krimit të Organizuar.

Në vitin 2012, ai u riemërua në postin e këshilltarit të drejtorit të AR për bashkëpunim operacional ndërkombëtar.

Musliu që nga viti 2015 punon si asistent i drejtorit të RSH-së i ngarkuar me koordinimin e punëve operative të Agjencisë, deri në zgjedhjen e tij të parë drejtor në vitin 2019.

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy