Agjencia Zhurnal.mk.

Musliu: BE të dëshmohet me vepra në raport me Ballkanin Perëndimor

Shkup, 26 mars – Ngritja e nivelit të bashkëpunimit ruso-kinez nuk është diçka e re për ne dhe rajonin sepse, si gjeopolitikë për ndikim e kemi të njohur qysh më herët, thotë analisti politik Albert Musliu.

Sipas tij, BE-ja pati rol të mirë duke u treguar unike me sanksionet ndaj Rusisë, kur kjo e fundit sulmoi Ukrainën. Mirëpo sipas analistëve, tash është e radhës që Bashkimi Evropian të dëshmohet me vepra në raport me Ballkanin Perëndimor.

“Po tash çka duhet të bëjë Unioni Evropian? Përveç këtij uniteti, mendoj se janë vetëdijesuar t’i bëjnë së paku dy sende: të dinë edhe të shpërblejnë por edhe të penalizojnë. E dyta, që është me rëndësi është që BE-ja ndaj shteteve në Ballkan të jetë më korrekt, t’i plotësojë detyrimet dhe obligimet që i merr. Mos harrojmë se çdo mospërmbushje nga pala evropiane e hap terrenin për ato lajmet e rrejshme dhe dezinformatave që i promovonte shteti rus dhe kinez në dekadën e kaluar”, u shpreh analisti politik Albert Musliu.

Ngritja e partneritetit ruso -kinez po vëzhgohet me interes nga liderët perëndimor. Ata shqetësohen se kjo lidhje sinjalizon marrëdhënien më të ngushtë midis Pekinit dhe Moskës dhe si mundësi për të shtrirë strategjinë e përbashkët gjeopolitike në nivel ndërkombëtar.

Related posts

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Xh M

Anketë e IPIS: 6,6% Ali Ahmeti, 2,2% Bilall Kasami, 1,8% Arben Taravari, 1,3% Afrim Gashi, 1,1% Zijadin Sela

Redaksia

Përkatësia etnike edhe në certifikatat e lindjes

Xh M