Agjencia Zhurnal.mk.

Musk tregon se çfarë din për ekzistencën e alienëve

Miliarderi Elon Musk e pranoi të martën se nuk e din nëse ekzistojnë alienët dhe se ai nuk do të ishte në gjendje ta mbante sekret nëse do të zbuloheshin.

CEO i Twitter-it dhe themeluesi i SpaceX tha për Fox News se nuk ka asnjë provë “të jetës së vetëdijshme” askund në univers përveç planetit Tokë, një fenomen që ai thotë se njerëzit e marrin si të mirëqenë.

“Shumë njerëz më pyesin, ku janë alienët? Dhe mendoj se nëse dikush do të dinte për alienët në Tokë, ndoshta do të isha unë”, tha Musk në një intervistë, transmeton Telegrafi.

“Unë kam njohuri për hapësirën. Dhe nuk kam parë asnjë provë të alienëve… do ta postoja menjëherë në Twitter. Ky do të ishte ndoshta tweet-i më i mirë i të gjitha kohërave. “E gjetëm një, djema!” Është xhekpoti me rreth 8 miliardë pëlqime”.

Derisa shpreson që ‘njerëzit jeshilë’ të ekzistojnë – dhe më e rëndësishmja miqësorë – Musk tha se ai nuk e beson që qeveria po e fshehë ekzistencën e qenieve jashtëtokësore nga publiku. 

Related posts

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

D V

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Xh M

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky