Agjencia Zhurnal.mk.

Musaka greke me perime të stinës

E keni provuar musakanë greke me perime? Nëse jo, ua sugjerojmë ta provoni patjetër.

PËRBËRËSIT: 2 qepë, 3-5 patate, 2-3 patëllxhanë, 2 kunguj të njomë,  3 domate, 400 g mish të grirë,  kripë, piper, vaj ulliri, kanellë, trumzë, arrë moskat, 100 g miell, 100 g gjalpë, 700 ml qumësht, 50 g djathë kaçkavall për beshamelin dhe 50 të tjera për t’ia hedhur sipër.

 

PËRGATITJA: Grijmë fillimisht qepën. Më pas presim patatet në rrathë. U hedhim, kripë, piper, trumzë, vaj ulliri,  i përziejmë dhe i pjekim në furrë për 15 minuta. Presim në formë rrethore patëllxhanët dhe kungujt dhe i kaurdisim me vaj. Më pas i marinojmë më piper e trumzë dhe ua shtojmë patateve. I lëmë të piqen bashkë dhe për 15 minuta të tjera. Në një tigan skuqim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri, dhe shtojmë 1-2 thelpinj hudhër, piper, një lugë kanellë, një lugë miell dhe i kaurdisim derisa qepa të karamelizohet. Shtojmë domatet e qëruara dhe të grira dhe kaurdisim sërish 3-4 minuta.

Në fund shtojmë mishin dhe i gatuajmë bashkë për rreth 7-8 minuta. Ndërkohë përgatisim beshamelin siç bëjmë gjithmonë: ne tenxhere hedhim gjalpë, skuqim miellin, shtojmë qumështin pak e nga pak duke e përzier gjithë kohës me rrahësin e vezëve. Në fund i hedhim pak kripë, arrë moskat dhe kaçkavallin e grirë, 1/3 e beshamelit ia hedhim mishit dhe e përziejmë. Nxjerrim perimet nga furra, hedhim mishin sipër, më pas beshamelin dhe kaçkavall të grirë. E pjekim për 35-40 min.

Kujdes! Pasi piqet lëreni të pushojë rreth një orë. Ju bëftë mirë!

Related posts

Kofshë pule në salcë kremoze: Mish i butë dhe i shijshëm, që do t’i kënaqë të gjithë!

D V

Speca të pjekur me djathë të bardhë dhie, domate, vaj ulliri, hudhra dhe borzilok

D V

Byrek me gjizë, vezë e ujë të gazuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More