Agjencia Zhurnal.mk.

Murtezani: Vendimi i partisë do të respektohet nga të gjithë deputetët

Shkup, 8 nëntor – Zëdhënësi i partisë “Alternativa” Orhan Murtezani, ka deklaruar se kjo parti akoma nuk ka marrë vendim përfundimtar, në lidhje me votimin e mocionit për votëbesim të Qeverisë.

 

Në një deklaratë për media, Murtezani tha se sot ka përfunduar takimi i kryesisë qendrore, por se do të vazhdojë edhe nesër, duke shtuar se kanë kohë deri të enjten.

“Ka përfunduar mbledhja e sotme, por e njëjta do të vazhdojë nesër. Akoma nuk kemi vendim përfundimtar pasi kemi kohë deri të enjten. Cili do të jetë vendimi i partisë, do të respektohet nga të gjithë deputetët”, tha Murtezani.

Ndryshe, deputeti i “Alternativës” Skender Rexhepi, sot deklaroi se edhe pse e ka nënshkruar iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, ai tha se nuk do të votojë në Kuvend, për arsye të partisë “E Majta”.

Related posts

Osmani- Lirman: Gjermania mbetet partner strategjik për integrimin tonë evropian

Z H

Dimitrov – Eskobar: Lidershipi i treguar dhe angazhimi në procesin reformues të validohen me fillim të negociatave me BE-në

Z H

Dhjetëra qytetarë kolabojnë nga temperaturat e larta, mbi 100 ndërhyrje në ditë nga ndihma e shpejtë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More