Agjencia Zhurnal.mk.

Murati tha se “ka qëndrueshmëri ekonomike”, Çitaku ia kthen “dil takohu me qytetarët e pastaj fshije statusin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit i cili tha të mërkurën se “ekonomia e Kosovës ka qëndrueshmëri të jashtëzakonshme”.

 

Për këtë, Çitaku i ka propozuar Muratit që të dalë e të takohet me qytetarët.

Parashikon që “pasi ministri të kthehet në zyre do ta fshi postimin.

“Ministër, dil pak prej zyrës. Fol pak me biznese të vogla, fol pak me mësuesit, mjekët, policët, studentët. E kur të kthehesh në zyre pasi të kesh takuar qytetarët e këtij vendi, ke me e fshi vet këtë status”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ekonomia e Kosovës po përballet me një inflacion prej 19 për qind, sipas të dhënave të Bankës Botërore.

Opozita po i kërkon ekzekutivit që të veprojë në mënyrë që qytetarët ta përballojnë situatën ekonomike.

E Qeveria thotë se e ka disejnuar pakon anti-inflacion, që sipas ekzekutivit do të jetë në shërbim të qytetarëve

Related posts

Sylejman Selimi: Albin Kurti ishte pjesë e UÇK-së

D V

Rasti i Salih Mustafës – sot pritet të dëgjohet dëshmitari i shtatë në Hagë

D V

Paralajmërohen aksione të tjera konfiskimi të pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More