Agjencia Zhurnal.mk.

Munishi ironizon me Dritën me një foto të postuar nga Amsterdami – por ai nuk luajti fare dhe Maribori i tij u mposhtë 9-1

Derisa javën e kaluar ishte duke shikuar tenis, kësaj radhe trajneri i Gjilanit ka ironizuar në një tjetër mënyrë, shkruan Gazeta Olle.

Ai ka postuar një foto nga viti i largët 1996, në “Amsterdam Arena”, me mbishkrimin: “Ne vitin 96 ne Asterdam arena. Ne ni ndeshje volleybolli”. 

Ishte kjo ndeshje në të cilën skuadra e Munishit, Maribori u demolua nga gjiganti holandez, Ajax me rezultat të thellë 9-1.

Përballja mes dy klubeve ishte e vlefshme për rrethin e eliminimit direkt ne Kupën UEFA.

Përkundër barazimit prej 1-1 në ndeshjen e parë, ndeshja e kthimit u mbyll me spektakël nga holandezët, duke fituar 9-1.

Kjo humbje ishte më e thella në historinë e gjigantit slloven.

Munishi kaloi dy vite te Maribori, nga 1996 deri më 1998.

Ai ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, ku ka luajtur për skuadra si Sekerspor, Mura 05, Olimpija Ljubljana, Maccabi Herzilya, Korotan, Kocaelispor, Smartno, Vorskla Poltava e Tobol Kostanay.

Gjithsesi me deklaratat dhe ironitë e tij, Munishi po e bën edhe më interesant derbin e qytetit në Gjilan, ende pa nisur sezoni i ri.

/Gazeta Olle/

 

Related posts

Zbulohen futbollistët më të shtrenjtë në Superligën e Kosovës

Redaksia

Mariçiq: Presim presidenca franceze të japë rrjedhë të re për eurointegrimet

Z.H

Në Kuvend caktohet seanca plenare e 79-të

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More