Agjencia Zhurnal.mk.

Mungojnë vaksinat kundër hepatit B, MSH: Firmat furnizuese nuk paraqiten

Shkup, 15 Gusht – Për nxënësit e shkollave të mesme që duhet të studiojnë jashtë vendit mungojnë vaksinat e nevojshme, të tilla në vend nuk ka. Prindërit janë të shqetësuar dhe kërkojnë zgjidhje nga shteti. Mungon vaksina për hepatit B, zgjidhja e vetme është vaksinimi në shtetet fqinje thonë prindërit. Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë ekzistimin e këtij problemi. 

 

“Nga qendrat e shëndetit publik jemi të informuar se, për një pjesë të këtyre vaksinave për nxënësit dhe studentët, eksziston problem gjatë furnizimit. Ky problem përsëritet sepse nuk paraqiten firma që furnizojnë me këto vaksina në shpalljet publike që i kemi, siç është rast me furnizimin me vaksinën kundër Tifusit, që u realizua para një muaji nga Qendra e Shëndetit Publik.”, thuhet në komunikatën e Ministrisës së Shëndetësisë. 

Vaksinimi i fëmijëve, mjekët: Interes ka, por trendi i imunizimit, është i ulët

Pikat vaksinale kanë në dispozicion vaksinat që janë të parapara sipas kalendarit të imunizimit. Pushimeve verore po iu vjen fundi, andaj çdo ditë e më tepër rritet numri i fëmijëve që vaksinohen me vaksinat e parapara. Megjithatë mungon interesi për vaksinime kundër Kovid 19.  

“Deri në këtë moment 25 fëmijë janë vaksinuar, inters ekziston për të gjitha vaksinat, në veçanti për morbilin. Për shkak të gjendjes me Kovid,  kemi rënie të trendit të imunizimit, sepse shumë nga fëmijët janë kovid pozitiv, por edhe pse ekzistoin rënie e trendit për vaksinim.”, tha Daniella Markovska, mjeke.

Në 2019- tën në vend kishte epidemi të morbileve, për shkak të nivelit të ulët të imunizimit te fëmijët. Edhe gjatë 2020- tës për shkak të pandemisë, vaksinimi me MRP ka qenë në nivel të ulët me çrast vetëm 70 përqind e fëmijëve kanë marrë dozën e parë.

Related posts

Gjendet një granat e pashpërthyer në Prilep, daton nga Lufta e Parë Botërore

D V

Shkupi vazhdon të kërkojë zgjidhje me Sofjen, pritet formimi i Qeverisë bullgare për vazhdim të bisedimeve

Z.H

Kovaçevski thirrje partive politike të ulen dhe të diskutojnë për ndryshimet kushtetuese

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More