Agjencia Zhurnal.mk.

Mungesa e njohjeve, ekspertët thonë se diplomacia kosovare ka dështuar

2022-ta, konsiderohet si njëri nga vitet me asnjë njohje për shtetin e Kosovës. Kjo po shihet si ngecje në punën e diplomacisë kosovare.

 

Njohësit e këtyre proceseve thonë se institucionet kosovare kanë dështuar në këtë aspekt.

Duke folur për këtë çështje, profesori universitar, Dorajet Imeri, thotë se pesë shtetet mosnjohëse e ndërlidhin njohjen e Kosovës si shtet me marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Procesi i njohjeve është tejet kompleks dhe shumë i rëndësishëm që shtetet e marrin në një entitet politik që sapo është deklaruar shtet. Situata e Kosovës është shumë e ndjeshme, fatkeqësia është se procesi i njohjes deri dikund po lidhet me procesin negociues Kosovë – Serbi. Shumica e shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, kanë deklaruar tashmë se ne nuk do ta njohim Pavarësinë e Kosovës, pa ndonjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pra kjo është fatkeqësi që po përballet vendi jonë”, u shpreh ai.

Mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së po e dëmton Kosovën në sigurimin e njohjeve të reja, e thotë edhe profesori i integrimeve evropiane, Avni Mazreku.

Madje, sipas tij Kosova ende nuk e ka kuptuar interesin strategjik të saj.

“Po mendoj që po sepse Kosova nuk e ka kuptuar që interesi strategjik i Kosovës është fokusimi në arritjes në këto pesë njohjet, dhe Kosova shumë pak ka aktivitet në funksion të bindjes së këtyre pesë shteteve për ta njohur Kosovën, përderisa nuk shohim aktivitete të politikës së jashtme të Kosovës në funksion të arritjes së këtij objektivi sepse është ky është objektiv strategjik për Kosovën, atëherë ne mund të konkludojmë se Kosova nuk e ka kuptuar drejtë se çka është interes strategjik i saj”, u shpreh Mazreku.

Related posts

Që nga janari, 250 raste të reja me kancer të gjirit

Xh M

Lista Serbe i dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Xh M

Hoxhaj ministres Gërvalla: Në vend se të merreni me aplikimin në organizata, merreni me përjashtimin e diplomatëve tanë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More