Agjencia Zhurnal.mk.

Mundësi të reja për promovim turistik të Maqedonisë të Veriut në “Dubai Ekspo 2020”

Shkup, 10 janar – Në manifestimin botëror “Dubai Ekspo 2020” që filloi më 1 tetor të vitit 2021 do të vazhdoj deri më 31 mars të vitit 2022, në vijim është java e përkushtuar turizmit ku më shumë se 190 vende po prezantojnë potencialet e tyre turistike dhe mundësitë për investime në këtë sektor.

“Konkurrenca e produktit turistik maqedonas në tregun botëror është gjithnjë e më i madh. Kjo mun të thuhet për prezantimin e djeshëm të “Dubai Ekspo 2020″. Në prezantimin e organizuar nga Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit marrin pjesë më shumë se 25 tur-operator, media dhe influenser nga shumë vende të Evropës dhe Azisë. Theks i veçantë vendoset në natyrën, gastronominë dhe trashëgimin kulturore që ngjalën interes të madh tek të pranishmit, si mundësi për kyçjen destinacionit tonë në planet e ardhshme për udhëtimet ballkanike të shumë tur-operatorëve. Vizitorët e shumtë kanë mundësi që në 400 metra katror hapësirë, me ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe drejtpërdrejtë të njoftohen me veçantit kulturore dhe traditën shekullore të shtetit tonë, si dhe pasurit natyrore dhe potencialin turistik, me historinë e pasur dhe shumëllojshmërinë etnike të vendit tonë”, informon APMT.

Sipas Agjencisë në vitin 2020 me fillimin e pandemisë, sektori turistik stagnoj, në vitin 2021 u bënë hapat e parë për rimëkëmbje e tij.

Related posts

Ahmeti mirëpriti kampionin e kickbox-it, Lavdrim Rexhepi

Xh M

MSH: Fillon karvani i vaksinimit kundër Kovid-19 në disa komuna të vendit

Z.H

Dukaj: Kurti, Rama e Abazoviq të ulen dhe të bisedojnë për Ballkanin e Hapur

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More