Agjencia Zhurnal.mk.

Mundësi bashkimi me Rusinë: Luhansk dhe Donetsk organizojnë “referendume”

Administratorët rusë të rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, në lindje të Ukrainës, duan të votojnë në shtator për pranimin në Rusi.

 

“Referendumet” nuk njihen në nivel ndërkombëtar, Ukraina flet për shantazh.

“Republikat e vetëshpallura popullore” të Luhanskut dhe Donetskut në Ukrainën lindore duan të votojnë sërish këtë javë për bashkimin me Federatën Ruse, sipas një procedure të diskutueshme. Kjo është bërë e ditur nga rajonet.

Votimi sërish këtë javë

Votimet, të cilat nuk njihen as nga Ukraina dhe as nga komuniteti ndërkombëtar, do të mbahen nga 23 deri më 27 shtator dhe shihen si një reagim ndaj kundërofensivës aktuale të Ukrainës në lindje të vendit.

Më herët, administratorët ushtarakë të emëruar nga Rusia në Luhansk kishin thënë se kishin miratuar një ligj për mbajtjen e një “referendumi” të tillë.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ish-presidenti Dmitry Medvedev, tha më parë se aneksimi i Donbasit nga Rusia mund të forcojë ofensivën ushtarake të Rusisë në Ukrainë. “Ndërhyrja në territorin rus përbën një krim”, shkroi Medvedev në rrjetet online. Për të mbrojtur veten, Moska mund të “përdorë të gjitha mjetet e vetëmbrojtjes”, theksoi ai.

Luhansk dhe Donetsk

Pas deklaratave të tij për “referendumet”, Medvedevi mori menjëherë mbështetje nga kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus. Viaeslav Volodin deklaroi para deputetëve: “Nëse banorët e Donbasit shprehen lirisht se janë pjesë e Rusisë, ne do t’i mbështesim ata”.

Media shtetërore ruse njoftoi, duke iu referuar administratorëve të emëruar nga rusët në rajonin e Kherson-it dhe rajonin e Zaporizhias, se edhe atje do të mbaheshin “referendume” për bashkimin me Rusinë.

Khersoni përmend gjithashtu fundin e shtatorit si kohë

Në Kherson, kreu i qeverisë së pushtimit, Vladimir Saldo i ka kërkuar Rusisë ta ndihmonte për të organizuar një “referendum” të tillë, shkruan agjencia ruse Ria Novosti. Edhe këtu referendumi është planifikuar në periudhën prej 23 deri më 27 shtator.

Sipas agjencisë Ria Novosti, Zaporizhia tha se një “referendum” i tillë mund të zhvillohet vetëm “në territorin e çliruar”, domethënë në territorin e pushtuar nga Rusia. Prandaj, për momentin nuk është planifikuar asnjë “referendum” në vetë qytetin e Zaporizhias. Ajo mbetet nën kontrollin e Ukrainës.

Ukraina do të përgjigjet me forcë

Ukraina njoftoi se do të reagonte me forcë. “Ukraina do ta sqarojë çështjen ruse. Kërcënimi mund të shmanget vetëm me forcë,” tha kreu i Zyrës presidenciale ukrainase, Andrij Jermak, në mesenxherin Telegram. Ai shtoi se shpallja e këtyre referendumeve përbën “shantazh” nga ana e Moskës, e cila, duke pasur parasysh arritjet e Ukrainës në terren, është e nxitur nga “frika e humbjes”.

Related posts

Seanca e dytë publike për sulmin në Kapitol më 6 janar

Xh M

Sërish pezullohen fluturimet nga Kabuli

Redaksia

Biden bisedon sot me aleatët për Ukrainën, nuk planifikon të udhëtojë në Kiev

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More