Agjencia Zhurnal.mk.

Mund të ngeleni pa kafe; Ja si ka ndikuar pandemia dhe çfarë po ndodh me pijen më të dashur

Vietnami ka rritur shqetësimet për furnizimin global të kafesë për shkak se ndodhet nën bllokim nga pandemia e koronavirusit. Qendra eksportuese e Ho Chin Minh ndodhet nën masa të rrepta kufizimi për shkak të variantit delta të koronavirusit.

 

Vietnami është prodhuesi kryesor i robusta, kokrrave me shije të hidhur që përdoret në kafenë e çastit dhe në ekspres. Aktualisht çmimet e rubustas janë rritur me rreth 50 %.

Bllokimi i qytetit jug-lindor të Ho Chi Minh do të thotë se eksportuesit e Vietnamit po përpiqen të transportojnë mallra, përfshirë kokrrat e kafesë, në portet për dërgesë në të gjithë botën.

Kufizimet e udhëtimit paraqesin një problem tjetër për eksportuesit tashmë të ballafaquar me një mungesë serioze të kontejnerëve të transportit dhe kostove të larta të transportit.

Qyteti dhe portet e tij janë një pjesë kyçe e rrjetit global të transportit detar që shkon nga Kina në Evropë.

Shoqata e Kafe-Kakaos Vietnam dhe organizata të tjera tregtare i kanë bërë thirrje qeverisë së vendit të lehtësojë kufizimet për të ndihmuar në shmangien e vonesave të mëtejshme të dërgesave dhe kostove të lidhura me të.

Javën e kaluar, ministri i transportit i Vietnamit iu përgjigj shqetësimeve duke urdhëruar autoritetet rajonale në jug të vendit të ndërmarrin veprime për të lehtësuar ngarkesat e panevojshme në transportin e mallrave, përfshirë kafenë.

Çështjet me të cilat përballen prodhuesit vietnamezë janë vetëm problemi i fundit që goditi industrinë e kafesë.

Brazili, prodhuesi më i madh në botë i kokrrave të kafesë premium arabica, ka përjetuar gjithashtu mungesa të prodhimit për shkak të thatësirës dhe ngricave. Sipas raporteve, dëmi nga ngricat ishte aq i rëndë sa disa fermerë kanë thënë se duhet të rimbjellin pemë, që do të thotë se u duhen deri në tre vjet për të rifilluar prodhimin e kafesë.

Related posts

Horoskopi, fati yt për datën 11 tetor 2021

D V

Me fatin nuk hahesh dot, cilat janë 2 shenjat e horoskopit që janë copë-copë në dashuri?

D V

Fati yt/ Horoskopi, 17 shtator 2021

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More