Agjencia Zhurnal.mk.

Mullerit i mungon Lewandowski

Thomas Muller i mungon Robert Lewandowski.

Këtë merkato Lewandowski kaloi nga Bayern Munich drejt Barcelonës.

 

E, largimi i yllit tashmë të Barçës nga ‘Allianz Arena’, ka bërë që Bayerni të ngec në rezultate.

Në shtatë ndeshje në edicionin e ri të Bundesligës, ata kanë tri fitore, tri barazime dhe një humbje.

Ishte Muller që së fundmi ka dhënë një deklaratë, ku duket se i mungon ylli polak.

“Ka pasur disa situata loje këtë sezon ku kam menduar: Oh, këtu ka qenë dikur dikush që mund t’ia kalonit topin në shtyllën e largët dhe që e kuptonit përmes krosimeve me sytë tuaj. Me cilësinë që kemi në sulm, ne patjetër mund të shënojmë shumë gola pa një sulmues të vërtetë. Kjo ndoshta nuk do të na ndalojë, por ne duhet të jetojmë me të,” tha Muller në një intervistë në ‘Welt am Sonntag’.

Bayerni pas shtatë xhirove në ligën gjermane, është në pozitën e katërt me 12 pikë të grumbulluara.

Related posts

Dani Olmo bëhet prioritet i Barcelonës në afatin e janarit

D V

Nuk kishte se si të mos bëhej virale në internet – huqja e Hazardit përball Estonisë është diçka shokuese

D V

Dalin inçizimet: Ramos i kërkoi ndihmë presidentit të La Ligas për “Topin e Artë”

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More