Agjencia Zhurnal.mk.

Muhaxheri reagon nga terreni: Po e kthejmë kontrollin, Lumbardhi nuk ka rrezik

Reshjet e pandërprera të shiut kanë rikthyer vërshimet sërish sonte e (martë) në komunat e Rrafshit të  Dukagjinit. Në Pejë po paraqitet situatë e rënduar.

 

Pas sinjaleve të para, kryetari i kësaj komunës Gazmend Muhaxheri ka dalë  në terren së bashku me ekipet përkatëse prej nga ka dhënë hollësi.

“Po paraqitem nga terreni. Janë vërtet reshje të mëdha tash e sa ditë. Lajmi kryesor për qytetarët është se Lumbardhi nuk rrezikon. Dy arterie i kemi më të ndjeshme e të cilat shumë shpejt do ti kthejmë në kontroll. Pika e ‘Asllan Çeshmës’ e cila duket se ka sjellë ujin në qendër dhe pika e kanalit të Zatrave këtu në ‘Karagaç’. Përgjithësisht situata është nën kontroll dhe normal jemi në terren”, tha Muhaxheri për ‘RADIO 1’.

Muhaxheri ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në lëvizje.

Related posts

SBASHK-u: Harresa e Qeverisë ndaj Ligjit të pagave do t’i kthejë protestat dhe grevat

D V

Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, debatohet për gjendjen me pandeminë

D V

Petkoviq: Shpresoj që Lajçaku do ta ngrejë çështjen e ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More