Agjencia Zhurnal.mk.

Mucunski: Ose shumicë të re parlamentare ose zgjedhje të reja

Shkup, 28 tetor – Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski për TV 24 tha se në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale u shpreh vullneti i qytetarëve dhe në mënyrë të qartë u përcaktuan për opozitën.

 

Sipas tij, nevojitet shumicë e re parlamentare ose organizim të zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Ekzistojnë dy drejtime pas vendimit të qartë të qytetarëve në rreth të parë dhe këto janë ose shumicë e re parlamentare ose zgjedhje të parakohshme kuvendare”, tha Mucunski.

Ai theksoi se në përbërjen aktuale kuvendare ekzistojnë deputetë të përgjegjshëm të cilët e duan Maqedoninë dhe do të mund të jenë pjesë e shumicës së re parlamentare që ka plan dhe vizion për vendin.

Related posts

RMV/ Prej nesër nis vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 deri 16 vjeç

D V

Banori i Reçicës ua hapi dyert protestuesve për të shkuar te selia e BDI-së (VIDEO)

Redaksia

FAKTOR: EMV ka blerë energji elektrike për 3.85 milionë euro për vetëm 7 ditë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More