Agjencia Zhurnal.mk.

MSH: Të pavaksinuar janë 69 për qind e rasteve pozitive më Kovid-19 dhe 79 për qind e të vdekurve

Shkup, 3 dhjetor – Në periudhën prej 6 gushtit deri dje në territorin e shtetit 60.772 qytetarë, janë pozitivë nga të testuarit për Kovid-19, prej të cilëve 31 për qind tërësisht të vaksinuar, përkatësisht 19.025 persona. Është i madh numri i qytetarëve të pavaksinuar të cilët janë infektuar me Kovid-19. Sipas statistikës për muajt e kaluar, 41.747 qytetarë, përkatësisht 69 për qind e rasteve pozitive me Kovid-19 nuk ishin të vaksinuar, ceket në analizën që sot e publikoi Ministria e Shëndetësisë.

 

Të vaksinuar, siç ceket, konsiderohen personat të cilët janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është më e madhe në mënyrë drastike, tregon analiza. Në periudhë prej 6 gushtit e deri dje, nga numri i përgjithshëm i të vdekurve me Kovid-19, 79 për qind ishin të pavaksinuar, ndërsa 21 për qind kishin marrë vaksina. Sipas analizave, të vdekurit kanë pasur sëmundje të kombinuara kronike. Pacientët ishin vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që janë gjinden tek ne. Çdo vaksinë që e kemi në dispozicion, është e sigurt, informojnë nga Ministria dhe bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen, sepse vetëm kështu do ta arrijmë imunitetin kolektiv dhe do të parandalojmë përhapje të mutacioneve të SarsKov2. 

Related posts

Analizë/ A e rrezikojnë shqiptarët Kërçovën edhe pse janë më tepër në numër?

N E

Pako humanitare me veshje dhe ushqim në Pikën e të pastrehëve në Momin Potok

Z H

Ministri Hoxha: Paguhen subvencionet për qumështin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More