Agjencia Zhurnal.mk.

MSH: Rreth 98 për qind e të hospitalizuarve me Kovid-19 nuk kanë qenë të vaksinuar

Shkup, 17 dhjetor – Në periudhën prej 6 gusht deri 16 dhjetor në territorin e vendit si pozitivë me Kovid-19 janë testuar 64.963 qytetarë, ku 20.894 ose 32 për qind janë vaksinuar tërësisht, tregon sot analiza e publikuar e të vaksinuarve të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

“Sipas statistikës për javët e kaluara, 44.069 qytetarë ose 67 për qind e rasteve pozitive me Kovid-19 nuk janë vaksinuar. Përqindja e personave të hospitalizuar arrin 98 për qind, derisa vetëm 2 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar për momentin janë tërësisht të vaksinuar”, theksohet në analizë ku shtohet se për të vaksinuar konsiderohen personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë.

Vdekshmëria te të pavaksinuarit është rritur në mënyrë drastike.

“Në periudhën prej 6.08-16.12.2021 në territorin e vendit kanë vdekur 2272 persona me Kovid-19, nga të cilët 1790 pacientë nuk kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 21 për qind kanë marrë vaksinën. Sipas analizave viktimat kanë pasur më shumë sëmundje kronike të kombinuara. Pacientët janë vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që janë në dispozicion tek ne, si dhe pacientë që janë vaksinuar jashtë vendit me vaksinat Moderna dhe Xhonson”, tregoi analiza.

MSH thekson në rëndësinë e vaksinimit, duke shtuar se çdo vaksinë që kemi në dispozicion është e sigurt.

“Apelojmë deri te qytetarët të vaksinohen, vetëm ashtu do të vijmë deri te një imunitet kolektiv dhe parandalojmë përhapjen e mutacioneve SarsKov2”, thekson Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Related posts

Shënohet Dita botërore e filozofisë

Z H

Lazim Destani: Gëzuar 27 vjetori i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”!

D V

Në UT u mbajtën garat ndërkombëtare për kualitet të mjaltit “Tetovo Honey Awards”

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More