Agjencia Zhurnal.mk.

MSH: Për 40 për qind është ulur incidenca e përhapjes së virusit, nuk ka nevojë për ndryshim të modelit të mësimit

Shkup, 20 shtator – Për 40 për qind është ulur incidenca e përhapjes së virusit tek popullata në nivel të mbarë vendit me fillimin e vitit shkollor, krahasuar me përhapjen e virusit në dy javët e fundit në gusht, tregon analiza e fundit epidemiologjike e Institutit për shëndet publik, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në pajtim me këto të dhëna dhe incidencën e pakësuar të përhapjes së virusit, nuk ka nevojë për ndryshim të modelit të mësimit”, konsiderojnë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, thuhet në kumtesën e MSH-së.

Në analizën epidemiologjike të Institutit është përfshirë popullata e moshës së arsimit parashkollor, fillor, të mesëm dhe akademik.

“Në moshën parashkollore dhe shkollore më i vogël është numri i të infektuarve krahasuar edhe sipas grupeve të rritura, përkatësisht në moshën prej 0-9 vjeç ka vetëm 3,9 për qind në shtet janë pozitivë me kovid”, thuhet në kumtesën e MSH-së.

Distribuimi sipas qyteteve është si në vijim: në Shkup ka 139 filloristë të infektuar, 70 në shkolla të mesme, 72 nga popullata akademike dhe 28 fëmijë të moshës parashkollore; në Kumanovë, ka pesë filloristë të infektuar, tetë nga shkollat e mesme, 18 nga popullata akademike dhe tre fëmijë të moshës parashkollore; në Shtip dy fëmijë të moshës parashkollore janë pozitivë me kovid, pesë filloristë, tetë nga shkollat e mesme dhe tre nga popullata akademike. Nga dy fëmijë të infektuar të moshës parashkollore ka edhe në Veles dhe Resnjë, dhe një i infektuar në Prilep. Nga popullata e filloristëve, në veles dhe Resnjë ka nga pesë nxënës, gjashtë ka në Strumicë dhe Kavadar, ndërsa tetë në Prilep. Nxënës të shkollave të mesme pozitivë me kovid tre janë në Veles, shtatë në Kavadar, katër në Probishtip dhe dy në Strumicë. Edhe nga popullata akademike të infektuar me virus janë gjashtë në Veles, nga dy në Kavadar dhe Prilep dhe nga tre në Strumicë dhe Resnjë. 

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy