Agjencia Zhurnal.mk.

MSH: Omikroni i detektuar te 33 pacientë, te tre prej tyre detektohet dhe fluroni

Shkup, 5 janar – Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në laboratorinë për virusologji të Institutit për shëndet publik, janë bërë analiza për detektim të llojit Omikron të virusit SARS CoV2. Nga 56 ekzemplarët e përpunuara pozitivë në SARS CoV2, siç thuhet, 33 janë pozitivë në llojin Omikron të virusit, që është 59 për qind nga rastet pozitive.

 

Ky variant u detektua te 16 pacientë nga Shkupi, 10 nga Ohri, katër nga Tetova, dy nga Kavadari dhe një nga Koçani.

Te tre pacientë nga Shkupi në të njejtën kohë u detektua kombinim i dy viruseve Influenza A dhe SARS CoV2, informojnë nga Ministria.

Related posts

Risteski: Habitem me SASHK-un si u dorëzuan aq lehtë për vetëm 2% dallim

Z.H

Analistët: VMRO-DPMNE nuk mund ta përballojë dot qëndrimin në opozitë, do të gabojnë nëse bllokojnë Kuvendin

Z.H

Jovanovski: Nëse punëtori dëshiron të punojë të dielën dhe të pushojë një ditë tjetër, atëherë duhet të lejohet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More