Agjencia Zhurnal.mk.

MSH: Këtë fundjavë janë aplikuar 18.292 vaksina

Shkup, 31 gusht – Vaksinimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat në të gjithë vendin, ndërsa është duke u zhvilluar edhe vaksinim në terren. Në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 722.578 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës të shtunën dhe dje e morën 9.240 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 18.292 qytetarë. Në vend janë aplikuar gjithsej 1.253.612 doza vaksinash, ndërsa janë rivaksinuar 531.033 qytetarë, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Nga MSH shtuan se sipas shifrave të fundit, 52 për qind e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 28 për qind e popullsisë mbi 18-39 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.

“Qytetarët vaksinohen pa termin të caktuar, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Fëmijët nga 12 deri në 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e një prindi”, theksuan nga MSH-ja.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksuan se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për ta mposhtur pandeminë.

“Vetëm me vaksinim të plotë parandalohet forma e rëndë e sëmundjes, zvogëlohet mundësia për t’u sëmurë dhe rezultati fatal nga e njëjta”, theksuan nga MSH-ja. Ministria e Shëndetësisë.

Related posts

Shiu shkakton përmbytje në Misleshovë të Strugës

Xh M

Reagimi i kryetarit Xhaferi në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovskit

D V

Zyberi: Qytetarët më tepër ankohen për rritjen enorme të çmimit të produkteve ushqimore, energjisë elektrike, të ujit dhe nxehjes qendrore

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More