Agjencia Zhurnal.mk.

MSH: Kanë filluar negociatat me prodhuesin e ilaçit “Molnupiravir”

Shkup, 5 nëntor – Kanë filluar negociatat me prodhuesin e ilaçit “Molnupiravir”, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë, nga ku theksuan se me kohë do të informojnë për blerjen e ilaçit.

Ilaçi “Molnupiravir” është në formë tabletash dhe mund të merret nga të gjithë pacientët që janë pozitivë në Kovid-19. Ilaçi jepet në pesë ditët e para pas diagnostifikimit të virusit, ndërsa nga provat e mëparshme klinike rezulton se hospitalizimi me këtë ilaç është zvogëluar për 50 për qind, theksuan nga Ministria.

Lidhur me atë se a planifikohet vendosje e masave të reja, pasi numri i rasteve aktive kovid është në rritje, Ministria tha se Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Instituti i Shëndetit Publik po e monitorojnë situatën epidemiologjike në vend dhe në bazë të kësaj bëjnë rekomandime për të parandaluar përhapjen e Kovid-19.

“Sipas të dhënave nga analizat e bëra nga epidemiologët e ISHP-së, javën e kaluar nuk ka pasur rritje të shpejtë të numrit të pozitivëve të testuar me Kovid-19. Nga rastet e reja pozitive të regjistruara nga 32 qytete të vendit, ka një rritje prej 3,7 për qind krahasuar me javën e kaluar. Shumica e të infektuarve janë nga Shkupi. Nuk ka presion as në spitale. Në territorin e gjithë vendit në kovid qendrat janë hospitalizuar gjithsej 423 pacientë me Kovid-19. Deri më tani nuk ka propozime dhe rekomandime të reja nga Komisioni për Sëmundje Infektive për mbrojtje nga kovid-19, informojnë për MIA-n nga Ministria.

Related posts

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

I.A

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy