Agjencia Zhurnal.mk.

MSH: Janë rivaksinuar 47 për qind e qytetarëve të rritur, 70.937 e kanë marrë dozën e tretë

Shkup, 27 nëntor – Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 4.434 doza të vaksinave, prej të cilave 1.268 janë aplikuar si dozë e parë, 1.021 janë rivaksinuar, ndërsa 2.145 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Deri më 26 nëntor janë vaksinuar gjithsej 828.770 qytetarë, janë rivaksinuar 794.666 dhe dozën e tretë e kanë marrë 70.937 qytetarë, kumtoi  Ministria e Shëndetësisë.

 

Pesëdhjetë e shtatë për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç siç theksohet, janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullsisë të moshës 18 deri në 39 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Përfshirja me vaksinim me një dozë të popullatës së rritur është 58 për qind, ndërsa dy doza mbulojnë 47 për qind të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39 për qind e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë të vaksinuar dhe 38 për qind e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine, informojnë nga Ministria.

Related posts

Në Drislla nuk digjen mbeturina të rrezikshme pa leje

Z H

Shilegov nga Karposhi: Shkupi nuk është e partive, por e qytetarëve

D V

Deponia “Drislla” bëhet me drejtor të ri

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More