Agjencia Zhurnal.mk.

MSH: E ndershme është Dimitrov të tregojë se nuk mori pjesë në shumicën e seancave për masat kundër Covid

Shkup, 12 janar – Ministria e Shëndetësisë kumtoi se është e befasuar nga, “deklarata e pamatur e zëvendëskryeministit Nikolla Dimitrov, me të cilën tregon mungesë të konsiderueshme serioziteti për pandeminë Kovid-19”.

Zëvendëskryeministri sot në konferencë shtypi theksoi se pozitat e tij në Qeveri “në lidhje me kolegët ishin të ndryshme në disa tema, si dhe qasja dhe masat kundër pandemisë”.

“Është e drejtë që Dimitrov të thotë se në shumë seanca të Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave apo të Qeverisë kur në rend dite ishin pikërisht këto pika, ai as nuk ka marrë pjesë, por në seanca e zëvendësonte sekretari shtetëror. Kur seancat, sërish ishin “nderuar” me praninë e zëvendëskryeministrit, ai në asnjë moment nuk u kundërshtua në rekomandimet dhe mendimet e kuadrit profesional të mjekëve e cila te Qeveria rekomandonte dhe këshillonte se si të vazhdojnë masat për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19. Dimitrov, absolutisht e ndante mendimin me kolegët”, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kriza e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit, siç potencojnë nga Ministria, është njëra nga krizat më të mëdha në kohën moderne, ndërsa kjo kërkon sjellje të përgjegjshme dhe veprime në të gjitha segmentet e shoqërisë.

“Nga Kovid-19 të gjithë vuajmë pasoja, madje edhe shtetet të cilat kanë sistem më të organizuar prandaj është e rëndësishme si do të reagojë çdo individ dhe si do ta kuptojë rolin e tij në shoqëri. Prej këtu të pakuptueshme janë arsyet për shkak të të cilave Dimitrov del në opinion me qëndrime të tilla”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy