Agjencia Zhurnal.mk.

MSH: Dje janë vaksinuar 18.149 qytetarë, deri më tani gjithsej 495.967 të vaksinuar

Shkup, 27 korrik – Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat nëpër vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimit në shtet dhe në terren, në konkludim me ditën e djeshme gjithsej janë vaksinuar 495.967 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 5.650 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 18.149 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 847.336 doza vaksinash, ndërsa janë rivaksinuar 351.369 qytetarë.

 

Sipas shifrave të fundit, sqarojnë nga Ministria, 63 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeçare e ka marrë të paktën një dozë vaksine, 60 për qind e popullsisë mbi moshën 65 vjeçare është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës, 55 për qind e popullsisë mbi moshën 60 vjeçare është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe 45 për qind e popullsisë mbi moshën 50 vjeçare është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

“Qytetarët pa termin të caktuar vaksinohen në pikat aktuale të vaksinimit nëpër vend. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë vendit, me rotacione të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural, vendbanim. Faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e takimeve për vaksinimin e fëmijëve. Rivaksinimi bëhet në sallat sportive në qytetet në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep dhe në A1 SQ “Boris Trajkovski” në Shkup”, informojnë nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të përfshihen në vaksinim masiv sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi sukses për ta mundur virusin.

Related posts

A ka pasur kamera vëzhgimi në spitalin kovid në Tetovë, flet koordinatori i Qendrës

N E

“Mediapull” i Sofjes: Merkeli deri në fund do të tentojë ta bindë Bullgarinë “që ta lëshojë Maqedoninë e Veriut në BE”

D V

Shënohen 20 vjet nga themelimi i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More