Agjencia Zhurnal.mk.

MSH: Arritën shirita për matjen e sheqerit në gjak, do shpërndahen nëpër shtëpitë shëndetësore

Shkup, 21 mars – Pjesa më e madhe e sasive të shiritave për matje të sheqerit në gjak arritën dhe në rrjedhë është shpërndarja e tyre, duke filluar nga Shtëpia e shëndetit Shkup, ndërsa gjatë ditës së nesërme edhe në shtëpitë e tjera të shëndetit në vend, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.

Theksojnë se në vazhdimësi sigurohen sasitë e nevojshme për matje të sheqerit në gjak për pacientët me diabet.

Gjatë disa ditëve të kaluara, për shkak të gjendjes aktuale të krizës në Ukrainë, siç theksojnë nga Ministria, në afat të shkurtë prolongohej transporti i shiritave, por ai problem tashmë është tejkalaur.

Gjatë kësaj jave do të arrijë edhe sasia tjetër, kështu që vazhdon pa pengesa distribuimi i rregullt i shiritave për pacientët me diabet, potencuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky