Agjencia Zhurnal.mk.

MSH: 16 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten (22 tetor) se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 16 raste të reja me koronavirusin e ri. Shifra ka dalë pas testimit të 2.115 mostrave.

 

Autoritetet shëndetësore nuk kanë shënuar vdekje të reja nga sëmundja COVID-19.

Sipas njoftimit, 45 persona janë shëruar, derisa 481 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2,974 persona kanë vdekur.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar të premten se në spitale po trajtohen 57 pacientë, prej tyre 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv.

Vaksinimi ka filluar në muajin mars dhe deri të premten janë administruar mbi 1.5 milion doza të vaksinës.

Mbi 690.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related posts

Konfirmohen 20 raste të reja me coronavirus në Kosovë

D V

Abdixhiku: Rikthim i madh, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari

D V

Enver Hoxhaj zëvendëson Bedri Hamzën, zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More