Agjencia Zhurnal.mk.

MSH: 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi të dielën (14 nëntor) se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 14 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.

 

Shifra bazohet në 1.823 mostra të testuara.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 6 pacientë.

Raste aktive aktualisht janë 428.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar afër 170.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2,980 persona kanë vdekur.

Më herët, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet publike trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 37 pacientë, prej tyre 13 me COVID-19 dhe 24 me simptoma të post-COVID-19.

“4 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv”, thuhet në njoftim.

Related posts

Ilir Meta përshëndet rezolutën e nxjerr nga Kuvendi i Kosovës për Srebrenicën

D V

Hajdari: Prioritet rritja e investimeve dhe prodhimtarisë, sfidë sektori i naftës

D V

Vetëvendosje paralajmëron ndryshimin e ligjit që ua ndalon fëmijëve përdorimin e pijeve energjike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More