Agjencia Zhurnal.mk.

MPPS: Në vijim është pagesa në faza e pensioneve të tetorit

Shkup, 26 tetor – Prej sot filloi pagesa në faza e pensioneve të tetorit, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS). Pensionet, siç theksojnë, do të paguhen para kohe dhe në faza, me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga virusi korona Kovid-19.

 

“Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit edhe atë për pensionet deri 11.000 denarë, pagesa do të kryhet më 26.10.2021 (e martë); , për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të kryhet më 28.10.2021, (e mërkurë); për pensionet prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të kryhet më 29.10.2021 (e enjte); dhe për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa do të kryhet më 29.10.2021 (e premte), theksohet në kumtesën e MPPS-së.

Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, porosisin nga MPPS, me mjetet mund të disponojnë nga 26 tetori (e martë).

“Ata mund ta marrin pensionin në bankomat, t’i përdorin mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesë elektronike. Përpunimi në faza i pensioneve do të mundësojë zbatim të rekomandimeve dhe masave për parandalim dhe përhapjen e virusit, duke pasur parasysh atë që pensionistët si grupmoshë janë më të ndjeshëm”, thonë nga MPPS-ja.

Prej atje tregojnë se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është i qëndrueshëm dhe funksionon pa probleme. dhe u bëjnë apel pensionistëve t’i përmbahen orarit të pagesave, sepse që pagesa në faza është bërë me qëllim që të ulet turma para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetit personal dhe publik.

Related posts

Artan Grubit i lëshojnë këngën e Medës: Më mirë për mu mos t’kish ardh e hana! (Video)

Redaksia

Boçvarski nesër në Sofje do të nënshkruaj memorandum për ndërtimin e Korridorit 8

Z H

Regjistruesit pagat do t’i marin më së voni deri në mes të nëntorit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More