Agjencia Zhurnal.mk.

MPPS: Janë siguruar 284.9 milionë denarë shtesë për 1.216 punësime të reja

Shkup, 17 nëntor – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar 284.9 milionë denarë shtesë për 1.216 punësime të reja, të cilat do të realizohen përmes Planit operativ të programeve dhe masave aktive për punësim.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, e shqyrtoi dhe e pranoi Planin operativ të rishikuar për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021. Në Planin operativ i rishikuar janë implementuar mjetet shtesë në vlerë prej 284.960.000 denarëve, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi, siç informojnë nga MPPS-së, është të forcohet qasja në politikat aktive të tregut të punës, veçanërisht për personat e papunësuar me kualifikime të ulëta dhe kateoritë e cenueshme. Këtë e parasheh Plani aksional për realizimin e rekomandimeve nga konkluzionet e përbashkëta nga dialogu ekonomiko-financiar nga korriku i vitit 2021.

“Nga gjithsej mjetet e parapara, 36.900.000 denarë janë të destinuara për Programin 1, përkatësisht për mbështetje për vetëpunësim (ndërmarrësi) për 115 vetëpunësim shtesë; 153.750.000 denarë për masën për subvencionimin e pagave, me të cilën do të mbulohen edhe 674 persona të papunë. Janë siguruar mjete për realizimin e pilot masës së re për subvencionimin e pagave në sektorin e tekstilit për 300 të papunë në vlerë prej 73.800.000 denarë, si dhe 15.289.200 denarë për masën punësim dhe rritje të personave juridikë për 127 punësime shtesë”, theksojnë nga Ministria.

Nga atje theksojnë se me këto ndryshime dhe plotësime në Planin operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës, sigurojmë punësimin e 1216 personave të rinj të papunë, përmes programit për punësim.

Theksojnë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me prioritetet dhe synimet e saj strategjike në vazhdimësi krijon dhe zbaton politika efektive të politikave të përfshirjes sociale dhe punësimit. Qëllimi, siç thonë ata, është që në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut të sigurohet qasje më e mirë dhe më e shpejtë kategorive të ndryshme vulnerabël të të papunëve.

Me Planin operativ në vitin 2021 janë mbuluar rreth 12 mijë persona të papunë, përmes tetë llojeve të ndryshme të programeve në kuadër të të cilave përfshihen masa të caktuara. Deri në nëntor është realizuar 85 për qind e Planit operativ për vitin 2021 dhe në periudhën e ardhshme do të intensifikohet zbatimi i tij.

Related posts

Editorial/ Kandidatët me premtime megalomane të cilave edhe ata vet nuk i’u besojnë

N E

Fajnans think për Raportin e KE-së: Vlerësimi për ambientin ekonomik është dukshëm i përmbajtur

Z H

Çairit ju shtua edhe një kënd super-modern për fëmijë (FOTO)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More