Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ s’ka viktima e as të lënduar me shtetësi kosovare në zonat e përmbytura në Evropën Perëndimore

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se nuk ka viktima e as të lënduar me shtetësi kosovare në zonat e përmbytura në Evropën Perëndimore.

 

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njofton opinionin publik se nga informacionet që janë mbledhur nga misionet e Republikës së Kosovës në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Luksemburg dhe Zvicër , vende këto që po përballen me përmbytje dhe vërshime nga të reshurat, nuk ka asnjë të dhënë për viktima ose të lënduar nga radhët e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në këto shtete”, ka njoftuar MPJD nëpërmjet një komunikate për media.

Tutje nga MPJD thuhet se “Nga raportet e misioneve të Kosovës në këto shtete, deri sot në mesditë (e premte, ora 12:00), është kontaktuar në dy raste Ambasada e Kosovës në Berlin si dhe Konsullata e Përgjithshme në Dyseldorf, të cilat kanë arritur të asistojnë në dy raste në identifikimin e një familjeje dhe një personi tjetër, të cilët kishin rezultuar të humbur në rajonet e prekura nga përmbytjet. Për të dy rastet ambasada dhe konsullata e Kosovës kanë qëndruar në kontakt me autoritetet gjermane si dhe familjarët e personave në Kosovë deri në identifikimin e tyre, dhe sigurimin që janë në gjendje të mirë shëndetësore”.

MPJD-ja do të informojë në vazhdimësi opinionin publik lidhur me situatën dhe zhvillimet në raport me pjesëtarët e mërgatës sonë, në të gjitha zonat e përmbytura në Evropën Perëndimore.

MPJD-ja ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetëve të njerëzve nga kjo katastrofë natyrore dhe uron shërim të shpejt për të lënduarit me shpresën se nuk do të ketë humbje të tjera jetësh.

Related posts

Së shpejti pritet të miratohet edhe dhënia e dozës së tretë të vaksinës antiCOVID dhe dozës përforcuese

D V

Krasniqi: Pati lirim të pakontrolluar të masave, klinikat COVID-19 të mbingarkuara

R Zh

Ministrja Nagavci dhe zv.ministrja Gexha nisen për ta vizituar në Spitalin e Pejës të plagosurin e sulmit në Gllogjan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More